Description

“E dashuroj, e dashuroj, e dashuroj, e dashuroj!!! Jam fiksuar me të në plot kuptimin e fjalës dhe me aromën e ribesit që ka. Shumë i këndshëm J” – mistresskat99_6
“I mbajta erë në dyqan dhe e futa menjëherë në shportë. Më pëlqeu era e ribesit dhe mentolit me tone të lehta barishtore. Kur shkova në shtëpi, kuptova që vërtet mbante erë si karamelet e fytit me ribes dhe si Lemsip, por pas njëfarë kohe të lë një aromë të këndshme të ëmbël. S’ke provuar asgjë të tillë më parë. Lush bën parfume fantastike dhe kjo është një tjetër arome mrekullisht ndryshe.” – Imyourglitterbo
“Ju lutem, mos reshtni kurrë së bëri këtë parfum. Kam rreth dy javë që e përdor dhe nuk rri dot pa e hedhur. Nga të gjithë parfumet që kam, më pëlqen të hedh vetëm dy dhe ky është një prej tyre. Ka një aromë shumë unike. S’është i rëndë, s’të bën me dhimbje koke dhe partneri im e pëlqen shumë.” – Hayley_mcg
Si përdoret:
Aplikoje këtë fragrancë të papritur ne brendesi te kyceve. Kur mandarina takohet me rozmarinën dhe sherebelën botanike, ndodh diçka magjike. Një aromë e ëmbël ribesi përshkon barërat ekuilibrues, duke të kujtuar shëtitjet në rrugët e lagura të fshatit, pranë gardheve me shkurre të ëmbla.
Përbërësit:
Vaj i farës Simmondsia Chinensis (Vaj Jojoba organik), Vaj i farës Ricinus Communis (Vaj Kastori organik), Dyllë Euphorbia Cerifera (Dyllë Candelilla organik), Parfum, *Limonene, Vaj lëkure Citrus Limon (Vaj Limoni), Alpha-Isomethyl Ionone, Vaj mandarine jeshile, Vaj gjethe Rosmarinus Officinalis (Vaj Rozmarine), Vaj Salvia Officinalis (Vaj Sherebele), Kaolin, *Citral, *Geraniol, *Linalool, Ngjyrues 77007.







