🚛 Dërgesa pa pagesë për porositë mbi 7000 lekë 🚛 Dërgesa pa pagesë për porositë mbi 7000 lekë 🚛 Dërgesa pa pagesë për porositë mbi 7000 lekë

Turmeric Latte

Vaj masazhi
L1,300.00

Aromë e ngrohtë Tonka dhe vanilje e butë që krijon një ndjesi luksioze dhe delikate

20 in stock

20 in stock

Dërgesa falas për porositë mbi 7000 lekë

Safe wrapping

Description

 

 

Kur afron nata, afrohu dhe ti me aromën e vaniljes, me esencën e tonkës kremoze dhe tone pikante. Është i përsosur për ditë të ftohta. Ky kallëp masazhi të jep ndjesinë e një përqafimi që jep siguri.
Kallëpët e masazhit Lush janë formuluar me gjalpë organik kakaoje nga Tregtia e Drejtë dhe gjalpë organik shea, të cilët janë natyralisht të pasur me vitaminë E. Përdorim esencat vajore të cilësisë më të mirë për aromën e tyre të bukur, vetitë e tyre te mira ndaj lëkurës dhe efekteve pozitive që mund të kenë për trupin dhe mendjen tënde.Burimi ekskluziv i gjalpit organik të kakaos nga Tregtia e Drejtë që ndodhet në kallëpët tanë të masazhit janë komunitetet që jetojnë në kufi të pyjeve Gola me biodiversitet të pasur, në Sierra Leone, shtëpia e hipopotamëve pigme. Furnitori ynë mbështet fermerët në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyllit, duke i nxitur të ndalojnë shpyllëzimin dhe zaptimin e tokave të egra dhe në vend të kësaj të kultivojnë me mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Duke qenë se kemi shtatë pika prodhimi në të gjithë globin, ky informacion mund të ndryshojë në varësi të vendit ku janë prodhuar produktet e tua Lush.

Si përdoret:
Kallëpin shkrije drejt e në lëkurë të thatë dhe masazho vajrat e gjalprat. Nëse kallëpi është i ftohtë, fillo duke e ngrohur me duar që të shkrihet. Kallëpët e masazhit Lush janë shumë të pasur me vajra, ndaj apliko aq sa dëshiron dhe riaplikoje sipas nevojës.

Si ruhet:
Ruaje të freskët e të pastër këtë kallëp gjalpi në një enë me kapak, si për shembull një nga kutitë tona ovale të teneqes.

Kujdes se mos shkrihet:
Ruaje në një vend të freskët, larg dritës së drejtpërdrejtë të diellit. Në mot shumë të nxehtë, ruaje në frigorifer për të shmangur shkrirjen.

 

Përbërësit:

Gjalpë Organik Kakaoje nga Tregtia e Drejtë, Gjalpë Organik Shea, Parfum, Tonka Absolute, Rrëshirë Benzoine, Vanilje Absolute, *Alkool Anise, *Benzoat Benzili, *Benzyl Cinnamate, *Cinnamal, Kumarinë, Eugenol, *Limonene

🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.

Additional information

Size

65g

© 2026 Created by Motion Creative Studio for Lush.al

Copyright © 2026 LUSH