Description

Ky sapun kremoz si karamele e kthen kohën e banjës në një përvojë më të ëmbël për gjithë familjen. Është mbushur me mjalt britanik dhe aloe vera, që ta lënë lëkurën të qete e të butë.
Baza e sapunit tonë të bërë vetë pa vaj palme janë vajrat e farës së kolzës dhe të arrës së kokosit. Vaji i arrës së kokosit merret nga një furnitor që punon në Aceh të Indonezisë, ku furnitori mbështet fermerët, të cilët janë nën presionin e industrisë së palmave që të shpyllëzojnë tokën e tyre për të kultivuar palma. Në vend të kësaj, ata mbështeten për të kultivuar arrë kokosi në mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Ata kanë edhe një sërë programesh që mbështesin kafshët e egra, përfshi këtu zonën ku breshkat e ujit shtrojnë vezët.
Si përdoret:
Shkumohu nën ujë të rrjedhshëm, pastrohu dhe shpëlahu.
Si ruhet:
Mbaje në një vend të freskët e të thatë, si për shembull në një nga mbajteset tona të sapunit, derisa të jesh gati të vish në formën më të mirë.
Përbërësit:
Ujë (Aqua), Propylene Glycol, Vaj i Farës së Kolzës, Vaj i Arrës së Kokosit, Mjaltë, Vaj i Arrës së Kokosit Ekstra i Virgjër, Parfum, Glicerinë, Vaj i Ëmbël i Portokallit të Egër, Vaj Bergamot, Ekstrakt i Aloes, Ekstrakt i Gardenias, Dioksid Titani, Klorur Natriumi, Acid Citrik, Hidrokside Natriumi,Bicarbonate Natriumi, EDTA, Tetrasodium EDTA, *Limonene, *Linalool, Amyl Cinnamal, *Citronellol, *Geraniol
🟢Përbërësit Natyralë
⚫Sintetikë të sigurt
*ndodh natyrshëm në vajrat esencial.







