Description

Nëse stili i jetesës ka filluar të reflektohet në lëkurën tuaj (ose thjesht lëkura juaj ka filluar të ketë nevojë për më shumë kujdes), përkëdheleni veten me kremin tonë hidratues jashtëzakonisht zbutës, të krijuar për lëkurë të pjekur. Do të përfitoni nga lëngu i freskët i barit të grurit (wheatgrass), i njohur si një superushqim, i cili ndihmon në tonifikimin dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Vajrat e aguliçes së mbrëmjes (evening primrose) dhe të embrionit të grurit (wheatgerm), të pasur me acid linoleik, ndihmojnë që lëkura të ndihet elastike, e butë dhe e hidratuar.
Algat detare toothed wrack shtojnë në këtë krem një shtresë natyrale hidratuese të pasur me minerale, ndërsa vaji organik i bajames ndihmon në depërtimin më të thellë të përbërësve të dobishëm në lëkurë.
Ky krem përdoret edhe në Lush Spa, gjatë trajtimit Validation – një trajtim luksoz dhe i personalizuar për fytyrën që zgjat 60 minuta dhe përfshin pastrim të thellë, maskë të freskët për fytyrën, serum ushqyes dhe krem hidratues, të shoqëruar me masazh.
Përbërësit:
Ujë, vaj bajameje i tregtisë së drejtë (Fair Trade), vaj organik jojobe (Simmondsia Chinensis), propilen glikol, glicerinë, acid stearik, xhel organik Aloe Vera i tregtisë së drejtë, gjalpë organik kakaoje i tregtisë së drejtë (Theobroma Cacao), ekstrakt i freskët i barit të grurit (wheatgrass) i nxjerrë në propilen glikol, lëng i algës detare Toothed Wrack, vaj i embrionit të grurit (Triticum Vulgare), alkool cetearilik, vaj kokosi ekstra i virgjër, trietanolaminë, vaj organik i aguliçes së mbrëmjes (Evening Primrose) i presuar në të ftohtë, ekstrakt rozmarine në glicerinë, dyll nga lëkura e portokallit, dyll blete, vaj/ekstrakt Ylang Ylang, benzil benzoat, benzil salicilat, farnesol, geraniol, izoeugenol, linalool.






