Description

Pikërisht ajo që i nevojitet rutinës tuaj të natës.Shënja të ngrohta dhe ngushëlluese të livandës mbushin ajrin, duke e transformuar hapësirën tuaj në ambientin e qetë që ju nevojitet, esencial për një natë të qetë para jush.
Çfarë përfitoni?
Pa GMO.
Pa soje.
100% vegane.
Bazë me dyllë pa parafinë.
Një nivel më i përmirësuar i shpërndarjes së aromës, duke mbushur shtëpinë tuaj me më shumë aromë se kurrë më parë.
Kohë e përmirësuar djegieje prej 30 orësh.
Kanister i zi 100% i riciklueshëm ose i ripërdorshëm, tani me kapak për të mbajtur aromën të mbyllur kur qiriri nuk është ndezur.
Lërini botën më të mire sesa e gjetëm
Është e rrallë të gjesh një qiri me një CV të tillë. Qirinjët tanë janë derdhur me një përzierje dylli të lira nga parafina, GMO, soje dhe vegane, duke përfshirë vajin e kokosit dhe vajin e kastorit.
Ne jemi të fokusuar në uljen e kostos së paketimit, për t’i dhënë mundësinë parave tuaja që të shkojnë atje ku ka më shumë rëndësi, në produkt. Duke zëvendësuar enët tona prej xhami me kuti të riciklueshme*, ju merrni më shumë qirinj për paratë tuaja, dhe kjo do të thotë më shumë aromë të mrekullueshme për të mbushur shtëpinë tuaj.
*Ju lutemi pastrojeni mirë kutinë e zbrazët para se ta ricikloni.
Përbërësit:
Përmban Kumarinë, Eukaliptol, Geranyl acetate, Isoeugenol. Mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Merr më të mirën nga qiriri yt
-Prit fitilin; ose pas përdorimit, ose përpara se ta ndezësh herën tjetër për të siguruar një djegie të njëtrajtshme.
– Vendose qiririn e ndezur mbi një mbështetëse gotash, ose pjatë për të mbrojtur sipërfaqet.
– Përdore në një hapësirë me ajrim të mirë për të shmangur rrymat e ajrit.
– Për të shmangur krijimin e gropës, idealja do ishte që djegija e parë të zgjaste 3-4 orë, në mënyrë që sipërfaqja e dyllit të shkrijë në mënyrë të njëtrajtshme.
– Shuaje me kujdes.
– Mos e lër kurrë qiririn e ndezur në mënyrë të shkujdesur, apo pranë fëmijëve dhe kafshëve.
Kliko këtu për më shumë informacion mbi gamën e qirinjve Lush.








