Description

Një sapun me paçuli tokësor dhe vaj të barit të limonit për të kthjelluar mendjen e pastruar lëkurën, i cili shtrihet mbi një shtresë të parfumit tonë të preferuar kult Karma që të mbetet drejt e në lëkurë.
Baza e sapunit tonë të bërë vetë pa vaj palme janë vajrat e farës së kolzës dhe të arrës së kokosit. Vaji i arrës së kokosit merret nga një furnitor që punon në Aceh të Indonezisë, ku furnitori mbështet fermerët, të cilët janë nën presionin e industrisë së palmave që të shpyllëzojnë tokën e tyre për të kultivuar palma. Në vend të kësaj, ata mbështeten për të kultivuar arrë kokosi në mënyra miqësore ndaj biodiversitetit. Ata kanë edhe një sërë programesh që mbështesin kafshët e egra, përfshi këtu zonën ku breshkat e ujit shtrojnë vezët.
Si përdoret:
Shkumohu, thith energjitë e tij dehëse pozitive dhe shpëlahu.
Si ruhet:
Këtë sapun tokësor me aromë paçuli ruaje në një vend të freskët e të thatë, si për shembull në një nga mbajtëset tona të sapunit.
Perberesit:
Aqua (Ujë), Vaj rapeseed; Vaj kokosi, Glicerinë, Propylene Glycol, Parfum, Vaj Cocos Nucifera (Vaj kokosi organik ekstra i virgjër), Vaj Pogostemon Cablin (Vaj Patchouli), Vaj portokalli brazilian, Vaj Lavandula Hybrida (Vaj Lavandin), Vaj Pinus Sylvestris (Vaj pishe), Vaj gjethe Cymbopogon Flexuosus (Vaj Lemongrass), Vaj rrëshire Canarium Commune (Vaj Elemi), Ekstrakt fruti Gardenia Jasminoides (Ekstrakt Gardenia), Klorur natriumi, Acid citrik, Hidroksid natriumi, Bikarbonat natriumi, EDTA, Tetrasodium Etidronate, *Cinnamal, *Citral, *Geraniol, *Citronellol, *Limonene, *Linalool, Hydroxycitronellal, Ngjyrues 14700.






